Inzagi zbulon nëse Strakosha është i gatshëm për sfidën e nesërme në Champions, ja gjendja e tij…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 15:40

Inzagi zbulon nëse Strakosha është i gatshëm për sfidën e nesërme në Champions, ja gjendja e tij…

Në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës ndaj Zenitit në ʺOlimpicoʺ, trajneri i Lacios, Simone Inzagi ka folur edhe për Tomas Strakoshën ku tregon gjendjen e tij dhe nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme:

strakosha 1

ʺNë stërvitjen e paradites, ai ka punuar me dy trajnerët e portierëve. Strakosha është portieri ynë, por nuk ka luajtur për një kohë të gjatë. Nesër do të jetë Reina në portë, më pas për të dielën do të shohim.ʺ, përfundon fjalën Inzagi.

Strakosha (1)

Tomas Strakosha nuk aktivizohet me Lacion që më 20 tetor në sfidën ndaj Dortmundit në Champions. Brenda një harku kohor 1 mujor, gardiani kuqezi ka humbur sfidat ndaj Bolonjas, Torinos, Juventusit dhe Krotones në kampionat, në Champions ka humbur sfidat ndaj Klub Bryzh dhe Zenitit, dhe me Kombëtaren shqiptare ndaj Kosovës në miqësore, dhe në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"