Inzagi bën mrekullinë te Interi, klubet e mëdha jashtë Italisë vëzhgojnë trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 17:32

Inzagi bën mrekullinë te Interi, klubet e mëdha jashtë Italisë vëzhgojnë trajnerin

Tekniku italian, Simone Inzagi, arriti të fitonte trofeun e parë me Interin të mërkurën e 12 janarit. Klubi zikaltër tani ka në plan rinovimin deri në 2025 me teknikun, por duket se sinjale të tjera vijnë nga jashtë Italisë.

INZAGI

Inzagi ka një kontratë 2-vjeçare me Interin dhe presidenti Zhang po mendon ta rinovojë atë me një dyfishim të rrogës aktuale. Firma e italianit pritet përpara fundit të sezonit aktual, për të mos e vënë nën presion teknikun.

Por duket se performanca e 45-vjeçarit ka tërhequr dhe klubet e tjera europiane. E para është Mançester Junajtid. “Djajtë e kuq” janë gati të heqin dorë nga gjermani Rangnik dhe po studiojnë me kujdes italianin.

Gjithashtu në garë për shërbimet e trajnerit duket se është dhe Atletiko e Madridit. Simeone ka dhe një vit të mbetur në kontratë dhe sipas mediave në Spanjë, nuk do të rinovojë. Sipas një sondazhi të bërë në kryeqytetin spanjoll, fansat kishin kërkuar që pasardhësi i argjentinasit të ishte Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"