Interi “peshkoi” Porton në 1/8-at e Champions-it, Inzagi: Duam t’u dhurojmë një tjetër ëndërr kualifikimi tifozëve zikaltër!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2022 | 9:42

Interi “peshkoi” Porton në 1/8-at e Champions-it, Inzagi: Duam t’u dhurojmë një tjetër ëndërr kualifikimi tifozëve zikaltër!

Mes përpjekjeve për të lënë pas humbjen me Juventusin dhe për t’u fokusuar te ndeshja e nesërme ndaj Bolonjës, Simone Inzagi njohu edhe rivalin e 1/8-ave të Champions League, ku do të gjejë një ishshok skuadre, Serxho Konseisaon.

inzagi

“Ne e respektojmë Porton, përballë do të kemi Serxho Konseisaon, një shok skuadre te Lacio dhe një njeri që e njoh shumë mirë.

Do të jenë dy ndeshje shumë të bukura, me dy stadiume të mbushura plot, të denja për një kompeticion të tillë”, tha 46-vjeçari që ama premtoi se skuadra do të bëjë çdo gjë për të siguruar kualifikimin:

“Ne do të luajmë për vitin e dytë radhazi në këtë fazë dhe më në fund Interi është rikthyer te ndeshjet e rëndësishme në Europë.

Duam t’u dhurojmë tifozëve ëndrrën e kualifikimit përtej kësaj faze, nuk do të jetë e lehtë, por do të jemi gati”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"