Interi ngushëllohet me fitoren në Bullgari, Vesino mesazh skuadrës: Të kthehemi te rezultatet pozitive në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 21:34

Interi ngushëllohet me fitoren në Bullgari, Vesino mesazh skuadrës: Të kthehemi te rezultatet pozitive në kampionat

Futbollisti i Interit Matia Vesino pranoi pas fitores ndaj Ludogoretsit 0-2 në Ligën e Europës se skuadra nuk pati intensitet në pjesën e parë ndaj rivalëve bullgarë.

ludogorets-inter-vecino-1

Pas takimit, 28-vjeçari uruguajan tregon se në pjesën e dytë, skuadra ndryshoi ritmin e lojës, ndërsa i bëri thirrje ekipi që të kthehet te fitoret në kampionatin italian pas humbjeve me Napolin në Kupën e Italisë 0-1 dhe Lacios në fundjavë 2-1.

“Nuk prodhuam intensitet të mjaftueshëm në pjesën e parë, jo vetëm në presion ndaj kundërshtarit, por dhe në kundërsulme. E rritëm ritmin pas pushimit të ndeshjes dhe shënuam dy gola. Synojmë të arrijmë rezultat pozitiv në takimin e kthimit. Tani duhet të përqëndrohemi te ndeshja e radhës, sepse pas dy humbjeve duam të kthehemi te fitoret në Serinë A”, deklaroi Vesino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"