Interi hedh sytë nga Premier Liga, gati t’i bëjë “dhuratë” Kontes mesfushorin e Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 13:35

Interi hedh sytë nga Premier Liga, gati t’i bëjë “dhuratë” Kontes mesfushorin e Junajtid

Nemanja Matiçit, mesfushorit serb të Junajtid i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm dhe klubi nuk ka ndërmend që t’ia rinovojë.

Nemanja-Matic-838648

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, Interi duke parë këtë situatë, është gati t’i bëjë një dhuratë Kontes.

Pritet që Interi të bëjë një ndërhyrje në merkato që në janar, duke i ofruar një kontratë 3-vjeçare, me 5 milionë euro në sezon lojtarit.

Matiç do të ishte një lojtar me shumë vlerë për Interin e Kontes, që do të forconte mesfushën dhe do t’i jepte role më të lira Sensit apo Brozoviçit.

Mbetet për t’u parë nëse Interi do ta tentojë me çdo kusht lojtarin, apo është thjeshtë një interesim momental.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"