Interi e dha me huazim, Bajerni është gati t’u bëjë nder zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 17:27

Interi e dha me huazim, Bajerni është gati t’u bëjë nder zikaltërve

Futbollisti i Interit i huazuar këtë sezon te Bajern Mynihu Ivan Perisiç mund të vazhdojë karrierën te skuadra bavareze.

Perisic

Sipas mediave “Bild” dhe “Calciomercato”, drejtuesit e klubit gjerman do të aktivizojnë në fund të sezonit opsionin e blerjes së 31-vjeçarit. Mendohet se Interi do të përfitojë 15-20 milionë euro nga shitja e nënkampionit të botës.

Kroati është aktivizuar në 22 ndeshje këtë sezon me Bajernin dhe ka shënuar 5 gola. Ai është përshtatur më së miri me skemën e trajnerit Hans Flik dhe drejtuesit e shohin si lojtar me prioritet për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"