Interi akord me futbollistin e Juventusit, Milani kërkon t’ia “grabisë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 13:33

Interi akord me futbollistin e Juventusit, Milani kërkon t’ia “grabisë”

Kuaduo Azamoah është një nga emrat më të rëndësishëm të merkatos që lidhet me Serinë A, duke qenë se mbrojtës-mesfushori i Juventusit, i datëlindjes 1998, duket se nuk do të rinovojë me bardhezinjtë dhe po përgatit valixhet, në pritje të sezonit të ardhshëm. 29-vjeçari, prej më shumë se dy muajsh, përflitet se tashmë ka një akord total me Interin dhe kjo lëvizje do të bëhet zyrtare duke nisur nga fundi i këtij sezoni, nisur edhe nga fakti se afrikani është në skadencë kontrate me bardhezinjtë.

kWADWO-ASAMOAH

Gjithsesi, derisa të mos ketë asgjë zyrtare, siç është nënvizuar shpesh edhe nga vetë Azamoah, ai do të mendojë për të ardhmen e tij vetëm në fund të këtij sezonit, edhe pse zërat e fundit flasin për një ndërhyrje të Milanit në orët e fundit, për ta bërë të vetin ganezin.

juve

Nëse Interi deri më sot përflitet se i ka ofruar 3 milionë euro në sezon Azamoahs për tri vitet e ardhshme, edhe Milani do të përpiqet që të bëjë një ofertë, por duke zgjatur kohët e ofertës, nga 3 në 4 vite me të njëjtën pagë që i ofron Interi ganezit dhe do të bënin kështu të vetin anësorin e majtë. Hipoteza e një rinovimi me Juventusin për afrikanin është diçka që mund të përjashtohet, përderisa të gjitha thashethemet thonë se tashmë Azamoah ka marrë edhe shtëpi në Milani dhe “Djalli” do tentojë t’ia grabisë Interit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"