Insinje: Mëkat për barazimin, i kërkova fanellën Leo Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 16:44

Insinje: Mëkat për barazimin, i kërkova fanellën Leo Mesit

Kapiteni i Napolit, Lorenco Insinje, është i zhgënjyer për faktin që skuadra nuk arriti ta fitonte këtë ndeshje për tifozët e shumtë që ishin në shkallët e stadiumit. 

maxresdefault

“Ky rezultat na lë shije të hidhur sepse luajtëm mirë. Bëmë një ndeshje sakrifice dhe meritonim ta fitonim. Tani të mendojmë për kampionatin. Mesi? Ia kërkova fanellën përpara fillimit të takimit. U tregua shumë i sjellshëm”, tha Insinje. I pyetur për shanset që ka Napoli në ndeshjen e kthimit, thotë se do të përgatiten. “Mungesa e Busketsit dhe Vidalit nuk ndryshon asgjë. Ata kanë lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Ishte një sfidë e bukur dhe donim fitore për tifozët. Ishim të emocionuar sepse luanim për herë të parë kundër Barcelonës dhe Leo Mesit”, ka thënë kapiteni i Napolit pas ndeshjes.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"