Incidenti në ndeshjen e La Ligës, gjakoset gjyqtarja anësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 23:31

Incidenti në ndeshjen e La Ligës, gjakoset gjyqtarja anësore

 Situatë e sikletshme për asistenten Guadalupe Porras, e cila ishte protagoniste e një gjakosje gjatë ndeshjen mes Real Betisit dhe Atletiko Bilbaos. Ishte pikërisht momenti i golit të parë të ndeshjes, kur ndodhi dhe incidenti. 

GJYQTARJA

Duke vrapuar përgjatë vijës anësore, përgjatë zonës së saj të përgjegjësisë, asistentja e arbitrit u përplas me një kamerë dhe pësoi një dëmtim në fytyrë.  

E gjakosur, Porras u ndihmua nga stafi mjekësor dhe më pas u largua nga fusha e lojës për të mbërritur tek ambulanca e pranishme në stadium. 

GHNW9XaWoAERpUA

Megjithatë, kameramani fillimisht u qortua nga arbitri Kuadra Fernandez për faktin se ishte afruar shumë pranë fushës. Gara, megjithatë, u ndërpre për disa minuta para se të rifillonte. 

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"