Incidenti me trajtimin e Skënderbeut në Maqedoni, Ministria dhe FSHF-ja heshtin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 20:23

Incidenti me trajtimin e Skënderbeut në Maqedoni, Ministria dhe FSHF-ja heshtin

Ka ndodhur një incident i rrezikshëm me një nga klubet më të rëndësishme shqiptare dhe nuk e ka vënë askush “ujin në zjarr”, as nga Ministria e Jashtme dhe as nga Federata Shqiptare e Futbollit. U mbetet për detyrë që minimalisht ta dënojnë si sjellje dhe të kërkojnë shpjegime për formën që u trajtua Skënderbeu në Maqedoni.

skenderbeu gol zagreb1

Për asnjë moment klubet e huaja në tokë shqiptare nuk janë ankuar për të tilla gjëra që të lihen pa ushqim dhe të “dëbohen”. Si përfaqësuesit e qeverisë, ashtu edhe të FSHF-së u treguan shumë të gatshëm për rastin e “Ballist” Morinës, madje bënë edhe propagandë të madhe.

Dhe mirë bënë, por të ndjeshëm duhet të tregohen edhe për këtë rast, pasi jo vetëm që nuk është sjellje normale, por është një sinjal i rrezikshëm para ndeshjes së Kombëtares, por edhe për të ardhmen, pasi dihet që klubet tona stërviten atje. Por fakti që nuk reagon askush, përveç medias, është për të ardhur keq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"