Igli Tare: E kam ëndërr të drejtoj një ditë Shqipërinë, por …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 9:49

Igli Tare: E kam ëndërr të drejtoj një ditë Shqipërinë, por …

Igli Tare është padyshim një nga drejtuesit më të suksesshëm shqiptarë. Emri i tij është lakuar së shumti për sa i përket drejtimit të organit më të lartë të futbollit në vend (FSHF-së). Biondi vlonjat ishte i pranishëm së fundmi në turneun e bamirësisë të organizuar në “Air Albania”. Veç të tjerash, Tare, në prononcimin pas këtij turneu, foli edhe në lidhje me dëshirën e hershme për të drejtuar futbollit shqiptar, duke u shprehur:

igli tare

“Të luash në vendin tënd është diçka e veçantë. Për ato pak minuta u kthyem në kohën tonë si futbollistë. Diçka e bukur. Janë gjëra që kur kthehemi i marrim me vete dhe na bëjnë mirë. Duhet të bëhet një traditë që të ketë vazhdimësi. Skuadra e legjendave është diçka që i kujton të gjithë për atë ç’ka kanë kontribuar, në kohën që kanë luajtur me Kombëtaren, mbi të gjitha duhet hapur rruga për evente të tilla që ndihmojnë kauza sociale.

tareeeeeeeeeeeeeeeeee-750x430

E kam thënë gjithmonë, ëndrra ime është ta drejtoja njëherë Kombëtaren shqiptare. Është një ëndërr që nuk do të bëhet realitet. Do të ishte diçka e bukur, por për momentin jam mëse i lumtur dhe i fokusuar te kjo detyrë që kam”, u shpreh Tare për “Top Channel”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"