Idrizi në bisedime me dy mbrojtësit vlonjatë, administratori i do tek Flamurtari i sezonit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2019 | 19:15

Idrizi në bisedime me dy mbrojtësit vlonjatë, administratori i do tek Flamurtari i sezonit të ri

Mbrojtësit vlonjatë, Franc Veliu dhe Lejdi Liçaj, mund të rikthehen te Flamurtari. Të dy lojtarët janë në planet e klubit dhe gjasat janë që në ditët në vijim t’i bashkohen grupit në stërvitje.

franc veliu

Dy ditë më parë Veliu është takuar me administratorin Idrizi. Kreu i klubit i kërkoi lojtarit të dilte në stërvitje, por lojtari nuk ka pranuar. Mbrojtësi duket i dyzuar për të ardhmen, pasi ka edhe oferta joshëse nga klubet kosovare, veçanërisht nga Gjilani, ku trajner është Gentian Mezani.

Ndërkohë, sa i përket Liçajt, gjasat janë më të mëdha të rikthehet. Mbrojtësi, i cili mund të luajë edhe si mesfushor krahu, është pa skuadër, ndërkohë që u largua nga Flamurtari qysh në muajin prill. Dje klubi vlonjat firmosi zyrtarisht kontratën edhe me sulmuesin Jurgen Vatnikaj, teksa më parë kishte arritur akordin. Ai ka qenë pjesë e Partizanit, Bylisit dhe në dy sezonet e fundit e Kastriotit.

licaj1

Flamurtari ka arritur akordin edhe me mbrojtësin kosovar, Lirim Mema, atë shkodran Olsi Gocajn, si dhe mesfushorin boshnjak, Semir Bajraktareviç. Mirëpo, asnjë nga këta të tre nuk janë paraqitur në stërvitje. Nuk është çudi që akordi të prishet, por gjithsesi në klub janë të sigurt se lojtarët do t’i bashkohen shpejt skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"