Ibrahimoviç: Qëndroja i shtrirë 12 orë në ditë, ndihesha si i paralizuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 15:26

Ibrahimoviç: Qëndroja i shtrirë 12 orë në ditë, ndihesha si i paralizuar

Ndërsa dita e rikthimit të tij në fushë ka nisur numërimin mbrapsht, Zlatan Ibrahimoviç është gati të poshtërojë të gjithë ata që mendonin se dëmtimi më i rëndë i karrierës i vodhi talentin për të shënuar. “Jam i vendosur për t’u rikthyer më i mirë dhe i fortë se më parë”, thotë sulmuesi 36-vjeçar gjatë një interviste për sponsorin “Volvo”.

ibrahimovic

“Unë nuk isha dëmtuar kurrë në karrierën time, kështu që më dukej sikur kisha kapërcyer gjuhën. Ishte një ndjesi e çuditshme. Mendime të ndryshme nisën të më kalojnë në kokë. Çfarë do të ndodhë? Jam 36 vjeç… etj. Por gjëja e parë që i thashë vetes, është se dorëzimi nuk është një opsion. Unë kam ardhur deri këtu dhe do ta vendos vetë se kur ka ardhur koha të tërhiqem.

Kam disa shenja të reja në trup, që mund të quhen tatuazhe, dhe do të jenë kujtime për gjithë jetën. Do ta kujtoj gjithnjë çfarë ka ndodhur. Më kujtohet që rrija me paterica dhe i shtrirë për 12 orë në ditë. E ndieja veten si të paralizuar kur je mësuar të luash dhe stërvitesh çdo ditë”.

Sezonin e shkuar suedezi mbante fanellën me numrin 9, por pasi Runi u largua, ai mori 10-ën e preferuar: “Kur unë vij në një klub, duhet të jetë e shkruar në kontratë që unë duhet të kem 10-ën. Te Junajtid ajo ishte e Runit. Ai është një legjendë dhe dikush që e respektoj. Por tani ka ndryshuar klub. Lukaku më telefonoi dhe më kërkoi të merrte ai 9-ën. ‘S’ka problem, – i thashë, – sepse unë e kam marr 10-ën.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"