“Ibra i Lacios? Jo, jam Muriqi i Lacios”, sulmuesi i Kosovës: Zgjodha këtë klub prej…Tares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 14:48

“Ibra i Lacios? Jo, jam Muriqi i Lacios”, sulmuesi i Kosovës: Zgjodha këtë klub prej…Tares

Sulmuesi i Lacios Vedat Muriqi doli në konferencën e parë për shtyp si futbollist i bardhekaltërve. Në prani të drejtorit të klubit Igli Tare, 26-vjeçari theksoi se do të identifikohet si “Vedat Muriqi i Lacios”, jo si “Ibrahimoviçi i Lacios”.
d3ff9375e2a7c54dbded8cbecda28c28-58262-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e
Në vazhdim të konferencës, ish-futbollisti i Fenerbahçes shtoi se e zgjodhi ekipin italian për shkak të modulit të lojës dhe Igli Tares, një shqiptar që i ka promovuar gjithmonë futbollistët nga trojet shqiptare.

“Nofka ‘Ibra i Kosovës’ – Është një nder të jem këtu, do të jap më të mirën. Do të jem Muriqi i Lacios, jo Ibrahimoviçi i Lacios.

Pritshmëritë e Muriqit nga Lacioja – Jam te një nga klubet më të mëdha të Italisë. Lacioja është ekipi i parë i Romës. Dua të jem i zoti po aq sa emri i këtij klubi.

Refuzoi Totenhemin dhe klube të tjera për Lacion – Po, kisha shumë oferta, por zgjodha këtë këtë klub për stilin e lojës dhe Igli Tares, i cili vjen nga Shqipëria. Lacioja ishte zgjedhja ime e parë”, deklaroi për mediat italiane Vedat Muriqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"