I pagoi 500 mijë euro shtetit, pas Modriç një tjetër futbollist i Realit i shpëton dënimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2018 | 22:58

I pagoi 500 mijë euro shtetit, pas Modriç një tjetër futbollist i Realit i shpëton dënimit

Marselo, mbrojtësi i Realit të Madridit, ka zgjedhur që të mos e zgjasë çështjen e evazionit fiskal që e përfshiu dhe ka derdhur dje gjysmë milioni euro në Agjencinë e taksave spanjolle, për të mbyllur përfundimisht këtë problem.

real madrid

Siç raporton “El Mudo Deportivo”, mëngjarashi brazilian nuk kishte deklaruar 400 mijë euro të ardhura nga të drejtat e imazhit të tij në vitin 2013, por kjo “fshehje” të ardhurash nuk i shpëtoi shtetit spanjoll, i cili e vuri Marselon përpara bankës së të akuzuarve. Gjithsesi, braziliani, ashtu sikurse edhe shoku i tij i skuadrës, Luka Modriç, nuk kanë dashur që të “luftojnë”, por kanë paguar detyrimet e tyre dhe u kanë shpëtuar dënimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"