“I nderuar të isha kapiteni juaj”, Cana bën dedikimin prekës për ish-presidentin që humbi jetën për shkak të Koronavirusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 0:09

“I nderuar të isha kapiteni juaj”, Cana bën dedikimin prekës për ish-presidentin që humbi jetën për shkak të Koronavirusit

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me Koronavirus. Një lajm i trashtë, që në Francë u cilësua si një humbje e madhe për botën e sportit.

Cana Marseja

Diof ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin francez, duke investuar prej shumë vitesh. Të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të parakoshme nga jeta të ish-presidentit të Marsejës.

Një lidhje të drejtpërdrejt me presidentin të ka pasur edhe ish-kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, i cili ka bashkëpunuar me të në kohën kur aktivizohej për Marsejën dhe pas marrjes së lajmit ka shprehur trishtimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Me një trishtim të madh morëm vesh lajmin për ndarjen nga jeta të Pape. Një ditë e trishtuar për të gjithë familjen e Marsejës. I nderuar të isha miku, lojtari e kapiteni juaj. Pusho në paqe president”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"