I mori pikë Teutës, Qatip Osmani: Kjo do të vlejë në fund të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 20:30

I mori pikë Teutës, Qatip Osmani: Kjo do të vlejë në fund të kampionatit

Vllaznia i mori pikë Teutës në Niko Dovana. Pas sfidës foli trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani.

-900-0-1713033478xoosman-864

“Pas rezultateve të fundit që patëm ishim të detyruam të ndryshonim diçka dhe të freskonim ekipin. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kundër Egnatias të mërkurën kemi Stojanovic dhe Hakaj me karton të kuq, kurse sot ishte test për lojtarët që mendoj t’i aktivizoj në kupë. Pjesën e parë u orientuam më shumë në lojën mbrojtëse. Nuk depërtonim në sulm. Në momentet e duhura kur duhej të sulmonim, nuk kishim pasimin e fundit. Kjo pikë sigurisht që vlen. Në fund të kampionatit do të vlejë se ndoshta momentalisht jo dhe aq shumë”, tha ai për MCN TV.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"