“I lumtur nëse humb me Napolin”, Sarri habit me deklaratën: Ne ecëm në fushë …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 11:30

“I lumtur nëse humb me Napolin”, Sarri habit me deklaratën: Ne ecëm në fushë …

Në një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht, ose të paktën nuk duhej humbur, Mauricio Sarri nuk fshihet duke pranuar pasivitetin e të tijve, por në të njëjtën kohë vendos që të bëhet edhe disi shumë i butë me të kaluarën e tij. “Fillimisht dua t’i bëj komplimentet Napolit për ndeshjen që bëri. 

Sarri

Unë e thashë, jam shumë i lidhur me këtë qytet dhe do të jem gjithmonë, por në fund e merituam, pasi ne ishim shumë pasivë. Madje, nëse do më kishin thënë që të zgjidhja se përballë cilës skuadër do kisha pranuar që të humbja, ajo do të ishte vetëm Napoli”, nënvizon trajneri i Juventusit, pas ndeshjes.

Ndërkohë, lidhur me analizën e humbjes, ai ka disa tema që prek. “Gabuam sfidën në aspekt psikologjik totalisht, sepse nuk mendoj kurrsesi se Juventusi im është skuadra që u pa në këtë përballje. Luajtëm me llogari pas barazimit të Interit dhe Lacios? Shpresoj që jo, sepse ndryshe do të nisja të shqetësohesha.

Ne duhet të zbresim në fushë që të fitojmë dhe duhet ta bëjmë gjithmonë, por në mënyrë të habitshme ishim shumë pasive në fushë dhe kjo gjë nuk më pëlqeu. Pse zgjodha 3 sulmuesit? Ideja ishte që Dibala të kishte detyra mbrojtëse dhe të markonte e t’i bënte presion Demes, që ta lëvizte sa më pak topin, por nuk e bëri… Mendoja se edhe mesfusha jonë do ta përballonte fazën e zotërimit të topit, por edhe këtu gabuam shumë, ndaj ishte normale që të vuanim në fund, – shpjegon Sarri. – Edhe mbrojtja gaboi te goli i parë? Po e ritheksoj, nuk mund të fitosh një ndeshje që e luan duke ecur në fushën e lojës. Ne bëmë pikërisht këtë gjë kundër Napolit dhe për këtë arsye vuajtëm edhe në mbrojtje.

Gabimi në rastin e golit të Zielinskit është i dukshëm, por lidhet me pasivitetin që unë them. Në fushë, lojtarët duhet edhe të mësojnë që t’i flasin njëri-tjetrit, por në këtë rast nuk e bënë. Unë mendoj se po të kishim pasur Kielinin, jam i sigurt që ai do ta kishte urdhëruar prapavijën të dilte përpara dhe Zielinski do kishte qenë në pozicion jashtë loje”.

PANORASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"