“I kërkova Murinjos ta kem kundër”, Materaci: E kam goditur Balotelin, tha se do të luante keq me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2023 | 21:58

“I kërkova Murinjos ta kem kundër”, Materaci: E kam goditur Balotelin, tha se do të luante keq me Barcelonën

Marko Materaci ishte një nga heronjtë e tripletës së Interit me Murinjon. Ish-mbrojtësi duket se ka qenë një lider për zikaltërit jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj, duke u munduar të vinte rregull me një lojtar të pabindur si Mario Baloteli.

BALOTELI MATERACI

Në një intervistë për “Daily Mail”, Materaci ka folur në lidhje me sulmuesin italian duke u shprehur se ishte një lojtar problematik dhe se kishte premtuar që do të luante keq në ndeshjen ndaj Barcelonës, teksa zbulon se edhe e ka goditur keq.

“Balotelin e godita mirë në fund të ndeshjes 3-1 kundër Barcelonës, është e vërtetë kjo. E dua shumë, jemi si vëllezër por realisht atë ndeshje e meritonte sepse bëri diçka që nuk duhej bërë. Ai hodhi fanellën në tokë, por më besoni që kjo nuk ishte gjëja më e keqe.

Para ndeshjes në autobus ai na tha ‘do të luaj keq sot’ kështu që i premtova se do ta detyroja të paguajë nëse do ta bënte. Kur hyri, provoi një gjuajtje nga mesfusha në vend që të shkonte në kundërsulm, Milito donte ta vriste. Një javë më vonë i kërkova Murinjos të më vinte kundër Balotelit në stërvitje pas disa sekondash e ktheva në dhomën e zhveshjes”, u shpreh Materaci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"