“I kërkojmë një dhuratë presidentit”, Goxha: Objektivi ynë është Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 12:56

“I kërkojmë një dhuratë presidentit”, Goxha: Objektivi ynë është Europa

Një nga pikat e forta të Bylisit ka qenë në pjesën e parë të sezonit edhe mbrojtësi Jurgen Goxha. Lojtari është deçiziv për skuadrën e tij, jo vetëm në fazën difensive, por ka treguar që di shumë mirë të çojë topin ne rrjetë.

goxhaj

Në një prononcim për “Supersport”, Goxha shprehet se objektivi i skuadrës tashmë janë Kupat e Europës.

Ndeshja me Tiranën? “Jemi duke u stërvitur mirë, Tirana është e fortë, por edhe ne jemi. Në merkato jemi duke i kërkuar presidentin një dhuratë. Kërkojmë një sulmues, Murataj është i shpejtë dhe ka cilësi, por nuk luan në rolin e tij”.

Objektivat? “Objektivi primar është Europa. Në kampionat kemi hyrë për të siguruar mbijetesën, besoj se e kemi siguruar me 99%, tashmë të shohim për Europën. Kemi qenë të fortë me të gjithë kundërshtarët, por kemi lënë pikë me të voglat. Kundërshtarët duhet të kenë frikë nga Bylisi”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"