Husaj mahnit grekët, kapiteni i Shqipërisë zgjidhet lojtari i javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 18:20

Husaj mahnit grekët, kapiteni i Shqipërisë zgjidhet lojtari i javës

Husaj mahnit grekët, kapiteni i Shqipërisë zgjidhet lojtari i javës Gazmend Husaj e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij në radhët e Olimpiakosit të Pireut, duke fituar 3-0 ndaj PAOK në ndeshjen hapëse të Kampionatit Grek të Volejbollit.

hUSAJ

Kapiteni i kombëtares shqiptare shkëlqeu në atë takim duke realizuar 20 pikë dhe ushte pa diskutim më i miri në fushë, duke marrë çmimin MVP. Por së fundmi për Huasjn vjen një tjetër vlerësim, duke i shpallur si lojtari më i mirë i javës së parë të kampionatit helen.

Kështu nuk kishte se si të niste më mirë eksperienca greke për 31-vjeccarin, kombëtares tonë të volejbollit. Pasi u informua për vlerësim, Husaj u shpreh kështu për mediat greke: “Jam shumë e lumtur që fituam ndeshjen e parë të kampionatit. Ne ishim përgatitur shumë mirë pasi e dinim që do të luanim ndaj një ekipi të fortë si PAOK. Kemi treguar forcën tonë që në fillim të këtij sezoni dhe jam i kënaqur me sjelljen e të gjithë skuadrës.

hUSAJ2

Për mua ishte derbi i parë në Greqi dhe jam shumë i lumtur që fitova titullin MVP, sepse detyra ime është të ndihmoj ekipin të arrijë qëllimet e tij. Megjithatë unë nuk jam MVP por i gjithë ekipi. Këtë sukses ia dedikoj ekipit dhe tifozëve tanë që vazhdojnë të na mbështesin”, deklaroi volejbollisti kosovar që luan për Shqipërinë. Kujtojmë që Husaj u transferua këtë verë nga Turs në Pire, ndërsa sezonin e shkuar kishte arritur të bënte dopietë në Francë, duke fituar si kampionatin ashtu edhe kupën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"