Humor i “zi”, reagon lojtari i Kombëtares U-21: Ja e vërteta për koronavirusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 10:07

Humor i “zi”, reagon lojtari i Kombëtares U-21: Ja e vërteta për koronavirusin

Futbollisti i Kombëtares Shpresa, Leonard Maloku, ka përgjënjeshtruar lajmin e publikuar në faqen e “Facebook”-ut, ku thuhej se ishte prekur nga Koronavirusi.

Maloku Leonardo

Nëpërmjet një njoftimi në faqen e “Instagramit”, Maloku sqaron se bëhet fjalë për një humor të zi,pasi atij i kanë vjedhur adresën e “Facebook”-ut prej disa kohësh, dhe ai postim nuk është bërë nga futbollisti, pasi ai gëzon një gjëndje të mirë shëndetësore.

Leo Maloku

“Djem, profilin në Facebook ma kanë vjedhur shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet. Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda. Faleminderit”, shkruan Maloku në “Instastory”.

Maloku3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"