Humbje në një fushë të vështirë, Cungu e ka me Bylisin dhe arbitrin: Bravo u qoftë për fitoren! Lojtarët tanë goditeshin me shkelma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2019 | 15:38

Humbje në një fushë të vështirë, Cungu e ka me Bylisin dhe arbitrin: Bravo u qoftë për fitoren! Lojtarët tanë goditeshin me shkelma

Armando Cungu u shfaq i zhgënjyer pas humbjes në Ballsh përballë Bylisit 1-0.

bandicam 2019-12-18 15-30-07-483

Tekniku i Laçit kritikoi lojën e ashpër të kundërshtarëve dhe mosvendosmërin e arbitrave në këtë ndeshje për të frenuar lojën e rrezikshme. Ai ironizoi ballshiotët duke u njohur meritën për fitore me lojë të ashpër.

Shkaku i humbjes me Bylisin – Të them të drejtën, vendosja erdhi si pasojë e mungesës së Shehut. Duke luajtur në një fushë të nxehtë, mendova të luaja me 3-4-3. Normalisht, duhej t’i prisnim në mesfushë, dhe të shfrytëzonim hapësirat e kundërshtarit. Kundërshtari nuk krijoi probleme serioze për sa i përket lojës. U tejkalua dhe fair-play në disa raste.

Bylisi me lojë të ashpër – E kisha parasysh. Mora masa të mblidheshim mbrapa. Ekipi jonë ka më tepër cilësi. U penalizuam me karton, kjo ma bëri të tërhiqeshim. Jam dakord që futbolli është sport burrash, por ka rregulla. Këto rregulla nuk u zbatuan. Nuabueze kaloi lojtarin  kundërshtar, iu bë faull dhe s’u dha fare karton. Gjithësesi, i lumtë kundërshtarit! Edhe arbitrat janë nën trysni. Njësoj si ne dhe lojtarët.

Kritika për gjykimin e ndeshjes – Të thashë futbolli është lojë burrash, e them troç kishte momente që arbitri duhej të ndërhynte për të mos lënë këtë lojë të tillë. Disa herë lojtarët tanë goditeshin shkelma dhe duhej të hidhehin për të shmangur goditjet”, përfundoi tekniku i Laçit Armando Cungu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"