Humbja me Pogradecin e pranueshme, Elbasani “ngushëllohet” me rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2020 | 20:46

Humbja me Pogradecin e pranueshme, Elbasani “ngushëllohet” me rivalët

Humbja në Pogradec e mban Elbasanin në vend të fundit. Verdheblutë nuk arritën të përfitonin nga ndalesat e rivalëve dhe përtej dëshirës dhe optimizmit për pikë, as shpërblimi i presidentit Laze për fitoren e mundshme nuk bëri punë.Elbasani

Por një humbje ndaj Pogradecit që synon Superioren është i pranueshëm. Objektivi i elbasanasve është të paktën vendi i tetë, që mundëson pjesëmarrjen në “play out”.

Të “lehtësuar” disi nga rezultatet e rivalëve, pasi distanca nuk u thellua, ata mbeten me shpresë ende. Por verdheblutë nuk mund të presin vetëm hapat e gabuar të skuadrave që luftojnë për mbijetesë, së pari duhet të fitojnë ndeshjet e tyre.

Mbetet për t’u parë ecuria e tyre në vazhdim, nuk ka kohë për të “qarë” pikët e lëna me një ekip pretendent.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"