Humbja kundër Teutës, zbulohet biseda mes Dajës dhe lojtarëve/ Ja si pritet të rreshtohet Partizani ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 16:47

Humbja kundër Teutës, zbulohet biseda mes Dajës dhe lojtarëve/ Ja si pritet të rreshtohet Partizani ndaj Skënderbeut

Partizani u mposht nga Teuta në javën hapëse të sezonit të ri me rezultatin 0-1 në “Elbasan Arena”. Sfida mes dy skuadrave ishte shumë e barabartë dhe dy episode vendosën takimin, me Hoxhën që gaboi dhe me Stenio Zhuniorin që humbi penallti.

Partizani

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, nuk është fokusuar shumë te humbja kundër Teutës dhe ka bërë vetëm një bisedë të shkurtër me lojtarët e tij, ku i ka falënderuar për kontributin dhe për atë që dhanë në fushën e lojës, si dhe për motivimin që kishin përballë kampionëve në fuqi.

Gjithsesi, strategu 54- vjeçar u ka kërkuar lojtarëve që duhet të përmirësojnë lojën e tyre, pasi koha nuk pret dhe do të tentohet reagimi që në sfidën e radhës kundër Skënderbeut. Përballë korçarëve, që do të luhet sërish në transfertë, Partizani do të synojë të marrë tri pikët e para në kampionat, për të nisur marshimin drejt titullit.

FORMACIONI – Daja pritet të bëjë disa ndryshime nga formacioni që u mposht në sfidën ndaj Teutës. Hoxha në portë, ndërsa Albion Marku pritet të zëvendësojë Gligorovin në të djathtë të mbrojtjes. Belica dhe Damçevski nuk pritet të lëvizin nga qendra e mbrojtjes, ashtu si Musta në të majtë.

Partizani

Rrapaj dhe Marku do të ruajnë vendin e tyre në mesfushë, aty ku mund t’u bashkohet afrimi më i bujshëm i verës, Ergys Kaçe. Mesfushori i Kombëtares luajti në 20 minutat e fundit ndaj Teutës. Lukas Kardozo pritet të ulet në stol, me Malën që do të luajë në krah të sulmit. Zhuniori ruan vendin e tij si qendërsulmues, ndërsa Filipoviçi me shumë gjasa do ta zëvendësojë Carën, për të luajtur edhe ai sfidën e parë si titullar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"