Hoxhallari mban pezull 11-shen, Ze Maria pritet të kthejë formacionin “tip”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 9:42

Hoxhallari mban pezull 11-shen, Ze Maria pritet të kthejë formacionin “tip”

Ze Maria pritet që të kthejë formacionin “tip” në fushë. Pra, atë që ka luajtur në 7 javët e para të kampionatit, duke evituar kështu edhe eksperimentet. Por duhet thënë që pezull është Erjon Hoxhallari, i cili ka ndier një shqetësim në kofshë dje dhe për rrjedhojë la 10 minutat e fundit të stërvitjes. Mjekët do bëjnë çmos që ai t’ia dalë, pasi në të kundërt nuk kanë asnjë alternativë tjetër për ta zëvendësuar, pasi Çelhaka luajti në Korçë për “Kupën Pavarësia” dje.

tirana

Por në rastin më të keq, mund të përshtatet Cake. Duhet thënë që trajneri ka qenë shumë “misterioz” edhe dje, pasi jo vetëm ka mbyllur dyert e stërvitjes, por ka mbajtur të fshehur edhe titullarët. U zhvillua, veç nxehmjes, edhe një lojë në seancën 70-minutëshe, por askush s’e mori vesh se kush do të luajë. Edhe pse trajneri e ka të qartë, vendimi do të zyrtarizohet vetëm sot.

tirana formacioni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"