Horoskopi 25 Nëntor 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 22:13

Horoskopi 25 Nëntor 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME/ E PREMTE, 25 NËNTOR 2022 –

HOROSKOPI

Dashi

Ka mundësi që një pjese e atyre që janë në një lidhje të kalojnë një dite goxha të vështirë sot. Në këtë grup do futen kryesisht ata që kanë pasur debate prej kohësh.

Demi

Edhe pse kohët e fundit atmosfera në çift ka qenë problematike, sot gjërat do ndryshojnë. Do e shihni gjithçka me një sy tjetër dhe do toleroni me tepër në çift.

Binjakët

Në përgjithësi klima në jetën tuaj në çift do jetë goxha e mire. Do kuptoheni edhe me një shikim, me atë që keni në krah dhe atmosfera sa vjen e do përmirësohet.

Gaforrja

Ditë shume dinamike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo gjë do shkojë për mrekulli kështu që shfrytëzojeni ditën deri në maksimum. Beqarët do e gjejnë princin e tyre të kaltër.

Luani

Komunikimi në çift do shtohet gjatë kësaj dite dhe do i zgjidhni të gjitha paqartësitë që keni pasur prej kohësh. Në mbrëmje priten edhe momente romantike.

Virgjëresha

Priten vështirësi dhe probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do kuptoheni aspak me atë që keni ne krah dhe mund të thoni edhe gjëra të nxituara, për të cilat të pendoheni.

Peshorja

Dita nuk do jetë shumë euforike për ju të dashuruarit sot, megjithatë duhet thënë se as probleme serioze nuk do ketë. Për pjesën më të madhe çdo gjë do jetë rutinë.

Akrepi

Pasioni në jetën tuaj në çift do shtohet gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të mrekullueshme me atë që keni në krah dhe do dëshironi që dita të mos mbarojë.

Shigjetari

Priten shumë ndryshime sot në jetën tuaj në çift. Partneri do iu gjendet gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Beqarët do vazhdojnë të kërkojnë princin e kaltër.

Bricjapi

Do i shtoni dozat e fantazisë në çift gjatë kësaj dite dhe emocionet do jenë më të forta. Partneri do kujdeset në çdo moment, që ju të ndiheni sa më mirë.

Ujori

Do ketë momente sot gjatë të cilave zemra do iu rrahë shumë fort. Do ia kaloni më së miri me partnerin dhe do jeni plotësisht të sigurt se është pikërisht ai me të cilin doni të jetoni përgjithmonë.

Peshqit

Planetët ka rrezik t’ua ndërlikojnë paksa gjërat gjatë kësaj dite. Asgjë nuk do ece si e kishit menduar në jetën tuaj në çift, prandaj do ketë edhe momente kur do mërziteni mjaft.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"