Historiku / Franca fiton Europianin sa herë që sfidon Portugalinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2016 | 19:14

Historiku / Franca fiton Europianin sa herë që sfidon Portugalinë

Franca dhe Portugalia kanë një historik të gjatë përballjesh mes tyre, duke numëruar në total 24 të tilla. Në fakt, “gjelat” janë ndjeshëm favoritë në bilance dhe kanë arsye të forta të besojnë te triumfi nëse u kushtojnë rëndësi statistikave. Mes të gjitha ndeshjeve, në tri raste kanë qenë të vlefshme për kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa pjesë tjetër miqësore.

portugal-france_1

Pikërisht në duelet e vlefshme për kampionatin europian, ku edhe do të sfidohen më datë 10 korrik, “gjelat” shpallen kampionë të kontinentit, sa herë që kanë përballë luzitanët. Respektivisht, kanë qenë duke luajtur me njëratjetrën në dy raste; Në gjysmëfinalet e EURO 2000, Franca që kishte si futbollist Didier Deshampin, mundi Portugalinë 2-1 dhe më pas u shpall kampione.

Ndërsa në gjysmëfinalet e EURO 1984, ekipi i udhëhequr në fushë nga Platini fitoi 3-2 dhe sërish ngriti trofeun më pas. Sa i përket ndeshjes tjetër, të zhvilluar në një kompeticion të rëndësishëm, është ajo e vitit 2006, në kupën e botës. Franca eliminoi Portugalinë e Kristiano Ronaldos në gjysmëfinalet e kompeticionit, por në finale këtë herë u mund nga Italia.

Portugal-Vs-France-IST-Time

Statistikat

Në total, Portugalia numëron vetëm pesë fitore kundër “gjelave”, të gjitha në miqësore. Hera e fundit që kanë parë veten duke festuar ka ndodhur plot 41 vite më parë. Më 26 prill 1975, luzitanët arritën të fitojnë në transfertë. Fitoret e tjera të tyre datojnë në vitet 1973, 1946, 1930 dhe 1927. Ndërkohë, francezët kanë gjithsej 18 suksese dhe vetëm në një rast ka përfunduar barazim, ajo e 29 prillit 1928.

Ronaldo

Ylli i Portugalisë ka luajtur tri herë kundër francezëve dhe në të gjitha rastet është e mundur, pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Hera e fundit është 10 muaj më parë, kur në miqësoren e zhvilluar në Lisbonë, miqtë i mundën me një gol të Valbuenës. Në 2014-ën, këtë herë në “Stad de France”, vendësit e mposhtën Kombëtaren e Kristianos 2-1, me gola të Benzemasë dhe Pogbasë. Rasti tjetër ku ylli i Realit i ka sfiduar është pikërisht gjysmëfinalet e Botërorit 2006, kur u eliminuan nga goli i Zinedin Zidan.

France Portugali

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"