Historia prekëse e Kurt Landauer, kush ishte viktima e Nazizmit që u bë presidenti më legjendar i Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 16:30

Historia prekëse e Kurt Landauer, kush ishte viktima e Nazizmit që u bë presidenti më legjendar i Bajernit

Kurt Landauer njihet si presidenti më i rëndësishëm në historinë e Bajernit të Mynihut, por përpara kësaj, ai ishte thjesht një nga viktimat e Nazizmit.

1

Kur ai shkoi në kampin e përqendrimit në Dahau, Kurtit iu hoq dhe emri i tij, duke u kthyer në të burgosurin numër 20,009. Ai kishte vetëm një mëkat, si shumë të tjerë në atë kohë, që ishte një hebre.

Landauer arriti të shpëtonte nga barbarizmi i nazistëve i gjallë dhe më pas luajti një rol të rëndësishëm në ngritjen e Bajernit të Mynihut.

Për një kohë tepër të gjatë, meritat e tij për klubin bavarez nuk u njohën kurrë, si pasojë kjo edhe të heshtjes që Gjermania po kalonte pas rënies së nazizmit pas Luftës së Dytë Botërore.

Për fat të mirë, askush nuk ka hezituar ta kujtojë trashëgiminë e krijuar nga Landauer dhe asaj hebraike të Bajernit.

“Ai është babai modern i klubit”, thotë Rumenige, i cili shton: “Jeta e tij duhet të njihet nga të gjithë. Bajerni nuk do të ishte ai që është sot pa kontributin e tij”.

JETA E LANDAUER – Ai arriti ti mbijetonte dy luftërave të mëdha botërore dhe gjithashtu barbarizmit nazist. Mërgimin dhe humbjen e dhimbshme të familjes. E megjithatë, Kurt Landauer mbijetoi për të shtrirë shtyllat e një prej klubeve më emblematikë dhe më të fuqishme të futbollit në botë.

1884 – Ai lindi më 28 korrik 1884, në një fshatin Planeg, disa kilometra larg Mynihut, aty ku jetonin më së shumti njerëz hebre.

1893 – Kur Kurti ishte ende një djal i vogël, 11 ish-lojtarët e MTV Mynih u takuan në bujtinën Bekerhëlf dhe disa ditë më vonë, më 27 shkurt ata themeluan klubin FC Bajern.

1901 – Landauer kishte rënë në dashuri me klubin e ri bavarez dhe në moshën 17-vjeçare u bë pjesë e filialit të skuadrës si portier. Por karriera e tij do të ishte e shkurtër, pasi babai e dërgoi në Zvicër që të trajnohej në mënyrë akademike.

1913 – Kur u kthye nga Zvicra, Kurti nuk e kishte harruar Bajernin e Mynihut. Në moshën 29-vjeçare, ai u bë presidenti i tretë në historinë e klubit dhe kështu filloi mandatin e tij të parë. Pasioni dhe qëllimi i tij ishin që ta krijonte Bajernin në një klub modern.

2

1914 – Faza e tij e parë si president u ndërpre vetëm një vit më vonë, pasi shpërtheu Lufta e Parë Botërore dhe u thirr nga Ustria e Perandorake Gjermane.

1919 – Ai iu rikthye drejtimit të klubit aty ku e kishte lënë dhe solli sukseset e para të tij.

1932 – Më 12 qershor 1932, Kurt Landauer do të shikonte frytet e para të pasionit të tij. Bajerni mundi 2-0 Aintrahtin e Frankfurtit dhe fitoi kampionatin gjerman, titulli i parë i tyre. Por një vit më vonë, heronjtë e asaj skuadre do të ktheheshin në “armiq të popullit”.

3

1933 – Në pushtet erdhi Partia Naziste dhe presidenti, trajneri edhe 9 futbollistë të cilët ishin hebrenj duhet të largoheshin nga klubi. Më 22 mars, Landauer duhet të linte jo vetëm postin e tij, por edhe çdo gjë tjetër rreth drejtimit të një klubi futbolli sipas rregullave të krijuara gjatë kohës.

1938 – Më 11 nëntor të këtij viti, Kurt Landauer u dërgua në kampion Dahau, duke u bërë i burgosuri numër 20,009. Pas 33 ditësh, ai u lirua pasi u mësua që ishte pjesë e ushtrisë në Luftën e Parë Botërore.

4

1939 – Landauer fluturoi drejt Zvicrës për tetë vite. Nga pesë vëllezër që ishin, përveç Kurtit, vetëm Heni arriti të shpëtonte duke shkuar drejt Palestinës, ndërsa Pol, Franz dhe Leo u vranë në kamp, teksa motra e tij, Gabriele u zhduk pa lënë gjurmë.

1943 – Teksa ishte në Gjenevë, ai mundësoi një sfidë miqësore mes Bajernit të Mynihut dhe skuadrës zvicerane. Lojtarët e skuadrës e njohën dhe shkuan ta takonin, por kjo gjë nuk u lejua pasi ishte e ndaluar që të takohej një hebre.

1947 – Pas luftës, Landauer u rikthye në Gjermani për të marrë dhe njëherë presidencën e Bajernit të Mynihut në moshën 63-vjeçare. Ai ndihmoi që të rindërtohej stadiumi i shkatërruar dhe e bëri me paratë të cilat mori si një i persekutuar nga nazistët.

1961 – Ai qëndroi në krye të klubit deri në vitin 1961, kur mandati i tij mbaroi. Më 21 dhjetor, Landauer ndërroi jetë në spitalin “Schëabing” të Mynihut në moshën 77-vjeçare.

Pas gjithë kësaj kohe, Bajerni i Mynihut qëndron si një nga klubet më të mëdha në botë, me 31 kampionate të fituara, 20 Kupa, 6 Kupa Lige dhe 10 Superkupa Gjermanie. Sa i përket rangut europian dhe atij botëror, “rekordmenët” kanë fituar 6 Liga të Kampionëve, 2 Kupa Bote për Klube, 1 Kupë UEFA, 1 Kupë të Kupave dhe 2 Superkupa europiane.

bajern

Përgatiti: JON LUMANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"