Higuain, misteriozi që bën hatanë në fushë. Familjari ideal që nuk i trembet Interit dhe Ikardit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 19:19

Higuain, misteriozi që bën hatanë në fushë. Familjari ideal që nuk i trembet Interit dhe Ikardit

Fakti që në pranverë pret të bëhet baba dhe rikthimi me ish të dashurën e tij Lara ka bërë që Gonzalo Higuain në këtë muaj të fundit të rikthehet “vrasësi” i zonave kundërshtare… Gjithsesi, nëse “Pipita” di gjithmonë që të lërë gjurmë në fushën e lojës, në qytetin e Torinos ai shihet shumë pak sepse për shokët e skuadrës, miqtë dhe njerëzit e tij të afërt, ai përfaqëson familjarin ideal.

higuain

Ai dhe e fejuara e tij janë shumë ziliqarë kundrejt privatësisë së tyre, prandaj edhe fakti që kanë zgjedhur të jetojnë në një nga lagjet më të vjetra në qendër të qytetit verior, i bën ata pak të “dukshëm”, madje argjentinasi nuk largohet më shumë sesa një rreze prej 100 kilometrash nga banesa e tij. Itinerari që ndjek është prej një profesionisti të vërtetë, me pak fjalë shtëpi e stadium dhe fare pak restorante. Vendet që ai frekuenton më shumë janë restoranti “La Lampara” ose “Gigi Cucina Urbana”, jo më shumë se 10-15 kilometra larg shtëpisë së tij, kur bëhet fjalë për të konsumuar produkte mishi, ose brumërat.

Por, nëse familjes Higuain i pëlqen peshku dhe sushi, atëherë stacioni është “Lagami”, fare pranë qendrës stërvitore të “Vinovos”, 30-32 kilometra larg qendrës ku jeton, restorant në pronësi të Roberta Sinopolit, bashkëshortes së shokut të skuadrës, Klaudio Markizio. Ndërkohë, kohën e lirë e kalon më së shumti me vëllain e tij menaxher dhe Paulo Dibalën duke luajtur letra, pasi të tre jetojnë brenda të njëjti bllok banimi. Madje, 29- vjeçari nuk shpenzon as kohë për të shkuar te berberi sepse nëse i nevojitet një model i ri i flokëve apo një shkurtim mjekre, Marko Di Napoli, berberi i famshëm i qethjeve ekstravagante të Arturo Vidalit në kohët e qëndrimit të tij në Torino, i shërben në shtëpi “Pipitas”. Fundja, mund t’ia lejojë vetes…

higuain

Për sa i përket pjesës tjetër, destinacionet e Gonzalos janë vetëm qendra stërvitore bardhezi dhe “Allianz Stadium”, ku kërkon të jetë gjithmonë protagonist. Dhe duke mbetur te protagonizmi, ai nuk nguron që dje, pas stërvitjes së fundit, t’i lëshojë sërish sfidën Interit: “E kam thënë edhe në intervistat e kaluara, do të jetë një duel i luftuar, ndoshta edhe i ashpër, pasi kërkojmë të fitojmë përballë skuadrës më në formë të kampionatit për momentin.

Higuain dhe Romanjoli

Gjithsesi, ne e treguam në Napoli se nuk vdesim kurrë. Edhe pse sa herë që zbresim në fushë, nuk jemi përballë një kundërshtari të vetëm, por të gjithë Italisë që luten të na ‘vrasë’ objektivin tonë për titull, ne dimë t’ia dalim gjithmonë dhe besojmë edhe te fitorja ndaj Interit. Dibala në krizë? Paulo kalon shumë kohë me mua. Luajmë shpesh letra kur jemi në shtë- pi dhe flasim shumë. Ai duhet thjesht të qëndrojë i qetë sepse një moment të tillë e kalova edhe unë. Nëse stërvitet dhe largon presionin, do të dijë të dalë nga ky moment, pasi cilësitë e tij nuk diskutohen”, deklaroi Higuain.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"