Heshtja dhe hakmarrja, Hakan Çalhanoglu priti dhe festoi kundër kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 14:18

Heshtja dhe hakmarrja, Hakan Çalhanoglu priti dhe festoi kundër kuqezinjve

Titulli në derbi shijon më shumë, por nëse ka një personazh që sigurisht e ka shijuar më shumë këtë titull kampion është Hakan Çalhanoglu.

Hakan-Calhanoglu-3-scaled-e1694869946617

Mesfushori turk që u largua nga Milani përpara 3 sezonesh ishte një nga personazhet që u tall dhe u ironizua pafund në festën e kuqezinjve të titullit kampion. Ibrahimoviç dhe të tjerë e vunë në lojë mesfushorin turk, i cili gjatë kësaj kohe ka vuajtur shumë. Dhe ja ku erdhi momenti i tij. Priti, duroi dhe heshti deri sa u hakmor në mënyrën më të mirë të mundshme. Festa përpara fytyrës së ish-shokëve të skuadrës.

Pikërisht në këtë mënyrë e festoi edhe në rrjetet sociale duke postuar një foto, ku tifozët e Milanit e kritikojnë dhe e akuzojnë si tradhtar, ndërsa ai me kufje është i fokusuar vetëm në arritjen e objektivit. Titulli i dytë ishte edhe për meritën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"