Heroi Kol Palmer: Kam qenë tifoz i Mançesterit kur isha fëmijë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 20:07

Heroi Kol Palmer: Kam qenë tifoz i Mançesterit kur isha fëmijë

As Kol Palmer nuk i beson syve sesi Çelsi arriti të përmbyste një ndeshje që po e humbiste deri në minutën e 100-të kundër Junajtid:

palmer

“Nuk e di. Kryesonim 2-0 dhe siç thashë javën e kaluar, ne bëmë gabime idiote. Kur u treguan tetë minutat shtesë në tabelë, kjo na dha një shtysë. Duhet të përpiqemi të fitojmë sa më shumë ndeshje. Nuk ka asgjë më të bukur sesa të fitosh kështu. Kur shënuam golin e tretë, tifozët na dhanë një shtysë dhe pash trajnerin që të thoshte se kishin ngelur edhe dy minuta. Fatmirësisht shënova”, tha heroi i Çelsit.

Ai është bërë një ekspert i goditjeve të penalltive dhe ruajti edhe njëherë gjakftohtësinë edhe në një moment delikat: “Ju e dini që kam ekzekutuar shumë penallti, nuk do të humbas penallti, Të shënosh në minutën e fundit është çmenduri. Unë kam qenë tifoz i Junajtid kur isha fëmijë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"