Partizani me sytë nga merkato, ja dëshirat dhe nevojat e “demave” për dimrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 11:34

Partizani me sytë nga merkato, ja dëshirat dhe nevojat e “demave” për dimrin

Partizani ka nevojë për rifreskim në merkaton e janarit, ku përveç nevojave klubi ka edhe disa dëshira për të realizuar. Pritshmëritë e merkatos së verës nuk kanë dalë.Partizani me tifozet

Zhgënjimi nga të ardhurit, por edhe nevojat kanë bërë që Partizani të ketë disa dëshira për janarin. Përforcimet kërkohen në çdo repart, përveç portës. Mbrojtja ka nevojë për përforcime në të djathtë dhe qendër.

Gjetja e një fantazisti mbetet dëshirë e vjetër e të kuqve, ndaj edhe në janar do të shikohet për një të tillë. Në verë u afruan 3 alternativa në sulm, por bomberi i lakmuar do të kërkohet sërish, pasi ekipi ka nevojë për një pikë referuese.

Sa i përket mbrojtjes, është përfolur rikthimi i Ibrahimit, ndërsa për dy dëshirat e tjera mund të gjenden vetëm në tregun e huaj.Partizani goli ne derbi

Partizani prej kohësh është vënë në lëvizje për të plotësuar dëshirat, por si fillim klubi duhet të vendosë për trajnerin e ri, i cili do të jetë edhe orientuesi se për çfarë ka nevojë ekipi në merkaton e dimrit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"