“Hapet thesi”, Bashkia e Korçës i akordon Skënderbeut shumën e majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2022 | 18:28

“Hapet thesi”, Bashkia e Korçës i akordon Skënderbeut shumën e majme

Skënderbeu pret të arkëtojë shumën e përvitshme që bashkia akordon për futbollin korçar përmes buxhetit të vitit miratuar në Këshillin Bashkiak.

SKENDERBEU 1

Klubi bardhekuq çdo vit merr nga Bashkia e Korçës në formën e trajtimit ushqimor dhe dietave e shpenzimeve rreth 400-450 milionë lekë të vjetër, të cilat ndihmojnë klubin në përballimin e sezonit.

Një vit më parë, pas një takimi mes presidentit Takaj dhe kryebashkiakut Sotiraq Filo, bashkia akordoi një rritje të fondit që shkon për futbollin.

Nëse një vit më parë në arkat e klubit derdheshin rreth 300 milionë lekë të vjetër, të dedikuar vetëm për Skënderbeun, prej vitit të kaluar shuma është shtuar.

Një sforco ekonomike kjo nga ana e bashkisë, që erdhi në momentin më të vështirë të Skënderbeut.

Siç dihet, korçarët janë në një situatë të vështirë sepse nuk mund të luajnë në kompeticionet europiane, që janë burimi më i madh i të ardhurave për klubet tona.

Ky dënim i UEFA-s e vendosi klubin mes shumë dilemave, teksa u vu në diskutim edhe ekzistenca.

Kanë kaluar disa vite dhe korçarët, ndryshe nga emra të tjerë të mëdhenj, kanë mundur të qëndrojnë në elitë e t’i bëjnë dëme çdo kundërshtari, teksa janë shndërruar edhe në një minierë talentesh, që njëri pas tjetrit transferohen jashtë vendit ose në klubet më me emër në vendin tonë, ku përmendin Rrapajn, i cili është një nga lojtarët më të mirë të Partizanit.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"