Hapet merkatoja, tri afrime për “demat e kuq”. Ish-futbollisti i Skënderbeut i bashkohet Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 22:22

Hapet merkatoja, tri afrime për “demat e kuq”. Ish-futbollisti i Skënderbeut i bashkohet Partizanit

Lojtarët që kishte planifikuar t’i merrte në fillim të sezonit, Partizani B i ka afruar tani. Dy prej tyre janë rikthyer edhe në stërvitje prej ditësh. Bëhet fjalë për sulmuesin e Gramshit, Klaus Zani, i cili pritet të jetë një forcë më shumë për trajnerin Dritan Mehmeti.

ZANI

Në verë palët patën rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare, por duke qenë se merkatoja ishte e bllokuar asokohe, ai u rikthye te Gramshi. Afrimi i dytë është në mbrojtje, bëhet fjalë pikërisht për 22-vjeçarin Anteo Osmanllari (ish-lojtari i Skënderbeut), i cili gjatë përgatitjeve verore ishte i grumbulluar edhe me ekipin e parë të drejtuar nga trajneri Ilir Daja.

Osmanllari

Kështu që, Osmanllari shikohet si një element që mund të shërbejë për të dyja ekipet. Partizani B ka afruar edhe një portier, 22- vjeçarin Jetmir Basha, i cili më herët ka qenë pjesë e Kukësit, por vjen nga radhët e Tërbunit të Pukës. Sakaq, të premten skuadra do të masë forcat me Tomorin.

ECBEC07E-6271-4AB2-9630-5CD71EB25468-400x380

Marrëveshja është arritur dhe takimi do të luhet në Pezë-Helmës prej orës 14:30.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"