Haland zbulon sekretet: Kënga ‘Hero’ dhe bonsai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 12:52

Haland zbulon sekretet: Kënga ‘Hero’ dhe bonsai

Erling Haland zgjodhi këngën “Heroi”, klasiken e Enrike si himnin e tij fillestar kur iu bashkua Mançester Sitit. Dhe kjo është pikërisht ajo që Pep Guardiola pret të jetë norvegjezi gjatë javëve të ardhshme, kur sezoni do të japë verdiktet.

haland

Ish-sulmuesi i Borusia së Dortmundit mori vlerësimet më larta për interpretimin e tij të këngës së këngëtarit spanjoll në hotelin e ekipit në Hjuston në një udhëtim parasezonal në korrik 2022. Portieri i ri Stefan Ortega dhe mesfushori Kalvin Filips gjithashtu morën mikrofonin, por Haland vodhi skenën, të paktën sipas mendimit të tij. “Përsa i përket performancës isha më i miri. Ndoshta me zërin Kalvini ishte më i miri, por unë gjithmonë mendoj se performanca është gjëja më e rëndësishme”.

Megjithatë, performanca e tij në barazimin 0-0 të së dielës në shtëpi me Arsenalin nuk ishte në nivelin e standardeve të tij. Haland humbi një nga rastet më të mira vonë në ndeshje, ndërsa nuk shënoi për ndeshjen e tretë radhazi. Guardiola e uli në stol në fitoren kundër Aston Vilës ndërsa eksperti i “Sky Sports”, Roi Kin tha se loja e përgjithshme e sulmuesit 51.4 milionë paundësh ishte aq e dobët – madje ai e krahasoi atë me një lojtar të Ligës së Dytë.

Në sezonin e tij të parë ai e meritoi plotësisht statusin e heroit, ndërsa 52 golat e tij ndihmuan “qytetarët” të fitonin tripletën. Do të ishte gjithmonë e vështirë për të dhe ekipin e tij të arrinin të njëjtat lartësi të jashtëzakonshme edhe këtë sezon. Por numri i tij i golave, 29, nuk është aspak një katastrofë, veçanërisht kur mendoni se ai humbi dy muaj për shkak të një dëmtimi në këmbë. Dhe me Mançester Sitin që i kanë ngelur edhe të paktën 11 ndeshje deri në fund të sezonit, ndoshta 15, totali i tij pritet të jetë më i lartë. Ndoshta ai duhet t’i kthehet pemës së tij bonsai për t’i sjellë fat, ashtu siç bëri në një moment kyç sezonin e kaluar.

Në dokumentarin “Fituesit e Tripletës” shfaqur ditët e fundit në “Netflix”, zbulohet edhe një pjesë e historisë së sezonit të tyre të jashtëzakonshëm. Në të tregohet se si Haland solli mori me vete në punë një pemë bonsai sezonin e kaluar, pasi ai shpresonte se ajo do të ndihmonte mentalitetin e ekipit. Në shumë kultura, veçanërisht në Japoni dhe Kinë, bonsai shihet si një simbol i paqes dhe harmonisë me ata që marrin kohë për t’i ushqyer ato duke i siguruar një jetë të gjatë. Pemës së vogël iu gjet një vend në dhomën e fizioterapisë dhe të gjithë lojtarëve që hynin iu kërkua të kujdeseshin mirë për të. Haland ishte i bindur se ajo ua dha lojtarëve një shtysë kur ata kishin më shumë nevojë. Sulmuesi dihet se praktikon meditimin për t’u siguruar që ai është në gjendjen e duhur mendore.

Ai thotë në dokumentar: “Pema bonsai është pikërisht vendi nga e marrim energjinë. Ne e tërheqim energjinë nga bonsai dhe e sjellim atë në trup. Është një pemë që na sjell fat, kështu që ne bëjmë shaka shumë me atë. Bonsai e do lagështinë, kështu që më duhej ta çoja në zyrë për të marrë pak. Unë kam pak përgjegjësi për bonsain, t’i jap ujin që i nevojitet. Duhet të marrë dritën e duhur dhe gjithçka”.

Shoku i skuadrës Xhon Stons tregon: “Erling e donte atë. Ai mendoi se do të ishte mirë për dhomën e fizioterapisë. Ndonjëherë ajo shkonte edhe në dhomën e avullit, gjë që ishte edhe sugjerimi i Erling. Të gjithë u kujdesën për të. U kthye në një ritual, nëse hyje dhe nuk e kishe ujitur, atëherë do të ishe pak i zemëruar me veten”. Në 1 qershor Siti mund të ketë shansin për të fituar sërish tripletën, sado e pamundur mund të duket. Dhe nëse Haland me shokët e tij do të mund ta bënin realitet, atëherë ata do ta meritonin edhe statusin e këngës me të cilin Haland iu prezantua shokëve.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"