Gvozdenoviç teston titullarët e Skënderbeut, tentohet kthesa e në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 16:50

Gvozdenoviç teston titullarët e Skënderbeut, tentohet kthesa e në kampionat

Ndeshja e radhës kundër Tiranës është një takim që konsiderohet tejet i rëndësishëm për bardhekuqtë. Sidomos pas humbjes me Dinamon kur korçarët kërkojnë reagimin ky takim merr akoma edhe më shumë vlerë. Prandaj në kushte të tilla stafi teknik i bardhekuqve është duke kërkuar zgjidhje të tjera për të pasur siguri në këtë takim dhe mbi të gjitha balancë në dy fazat e lojës. Balancë që korçarëve iu mungoi në ndeshjen e fundit.

ramos gvozdenovic

Prandaj edhe për këtë në Korçë po kërkojnë zgjidhjet alternative për diçka të tillë. Zgjidhje që mund të vijë edhe nga ndryshimi i rreshtimit në ndeshjen e fundjavës. Pikërisht këtë ka provuar trajneri Ivan Gvozdenoviç në seancën e fundit stërvitore që duket mëse i bindur për të kaluar nga një 4-3-3 në një rreshtim 3-5-2. Ndryshim ky që është i diktuar edhe nga vështirësia e ndeshjes së radhës.

Në kushte të tilla i vetmi repart që nuk pëson ndryshime është porta, atje ku Marko Alia do të jetë mes shtyllave në ndeshjen e fundjavës. Para tij në treshen defensive me shumë mundësi do të rreshtohen Randi, Prençi dhe Gërxho që gjithnjë e më shumë po bind me paraqitjet e tij. Para mbrojtjes, në ndryshim nga ndeshjet e tjera, trajneri bardhekuq ka provuar të luajë me dy ekrane. Rabiu dhe Janaqi do të vendosen para mbrojtjes teksa në krahët e mesfushës, që praktikisht do të mbulojnë të dy fazat e lojës, pritet të jetë një mes Nikajt dhe Vangjelit nga e djathta dhe Shaqe nga e majta.

Disi më i avancuar se pjesa tjetër e mesfushës do të jetë kapiteni Dean Liço me detyra të përcaktuara qartë për të shërbyer pasin e fundit në shërbim të dy sulmuesve. Rashica dhe Frenklin do të jenë në majë të ofensivës bardhekuqe në këtë takim me një kurth të rastit në këtë ndeshje. Kjo e ndërthurur me ndryshimin e pozicioneve të Rashicës dhe Nikajt, të cilët mund të krijojnë shpërqendrim në mbulimin nga prapavija kundërshtare.

sk

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"