“Guerrilsat”, mesazh klubit: Nëse nuk ka viza, bojkotoni ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2016 | 17:36

“Guerrilsat”, mesazh klubit: Nëse nuk ka viza, bojkotoni ndeshjen

Mbështetësit e zjarrtë të Partizanit, “Ultras Guerrils”, i kanë kërkuar klubit të Partizanit që të bojkotojë ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Krasnodarit nëse Ambasada Ruse nuk garantonte vizat për futbollistët kosovarë Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadani.

ramadani ibrahimi

Duke e cilësuar këtë një provokim të ulët, tifozët kanë bërë të qartë se për ta, bojkoti ishte rruga e duhur nëse pala ruse vazhdonte me të njëjtën strategji, pavarësisht pasojave me të cilat mund të përballej klubi.

guerrils

“Asnjë tur europian, asnjë sukses në arenën e huaj nuk vlen asgjë përpara identitetit tonë kombëtar”, ishte mesazhi i tifozëve të cilët paralajmëruan edhe protesta para ambasadës ruse nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Untitled-2

Postimi i plotë i “Ultras Guerrils”

Po ndjekim me shume vemendje zhvillimet e diteve te fundit, ku Partizanit tone po i behet presion ne lidhje me vizat e Labinot Ibrahimit dhe Ylber Ramadanit, dy shqiptaret nga Kosova qe kane si pasaporte ate te shtetit me te ri te formuar ne krahinen e madhe te Shqiperise Verilindore. Provokimi i ulet dhe meskin i politikes pro-serbe qe bushtra e tyre e madhe qe e quajne “nene”, Rusia, beri ndaj Partizanit, Shqiperise sone Etnike dhe krejt shqiptarise ishte i turpshem dhe derivat i fuqise qe ka shteti-bushter ne arenen e huaj per te mbeshtetur kelyshet e saj qe jane perhapur si metastaza ne Kontinentin e Vjeter.

Ne keto kushte, mbeshtetim pa me te voglen medyshje cdo iniciative te drejtuesve te klubit per bojkotimin e ndeshjes, qofte edhe sikur barren ta mbajme ne mbi shpine e jo kriminelet qe nuk mund ta lajne dot gjakun e te pafajshmeve nga duart. I bejme thirrje drejtuesve te Partizanit qe te qendrojne thundraforte ne kete beteje dhe te mos e ulin koken, qofte edhe sikur fatura per te paguar te jete shume e rende!

Asnje tur europian, asnje sukses ne arenen e huaj nuk vlen asgje perpara identitetit tone kombetar.

Gjithashtu, u bejme me dije te gjithe tifozeve te Partizanit, se nese shteti rus nuk ndryshon qendrim, do t’u shkojme per nje vizite “kortezie” ne ambasade!

Vec Shqiperi Etnike, kurrgjo tjeter!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"