“Guardiola gënjeshtar”, Kanselo rrëfen aventurën në Angli: Siti u tregua mosmirënjohës me mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 13:50

“Guardiola gënjeshtar”, Kanselo rrëfen aventurën në Angli: Siti u tregua mosmirënjohës me mua

Zhoao Kanselo ka folur për marrëdhënien e tij jo të mirë me Pep Guardiolan dhe Mancester Sitin. Mbrojtësi i është përgjigjur Guardiolas, i cili ka thënë se Kanselo nuk ishte i kënaqur që luanin Ljuis dhe Ake.

kanselo

“Janë thënë gënjeshtra! Nuk kam qenë kurrë një shok i keq skuadre për ata, mund t’i pyesni. Nuk kam asnjë kompleks superioriteti ose inferioriteti kundrejt tyre, por ky është mendimi i trajnerit”, tha Kanselo.

“Jam mërzitur nga këto deklarata sepse nuk është e vërtetë. Mendoj se Siti është treguar pak mosmirënjohës me mua. Kam qenë një lojtar i rëndësishëm në vitet që kam qenë aty. Kam dhënë gjithmonë gjithçka. Kujtoj një ditë kur isha sulmuar dhe grabitur, dhe një ditë më pas isha në fushë kundër Arsenalit në Emirates. Janë gjëra që nuk harrohen, kam lënë gruan time dhe vajzën vetëm në shtëpi, të terrorizuara” – kujton Kanselo.

Ai nuk e ka festuar publikisht Tripletën me Sitin, duke refuzuar ftesën: “Nuk do të jem një hipokrit. Nuk janë trofetë që më japin vlera sepse ato i kam në shtëpi: vajza ime, gruaja ime, babai im, vëllai im janë mirë dhe kjo është gjithçka që doja në nivel personal. Këto janë gjërat më të mëdha.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"