Grizman dhe Dembele po zhgënjejnë Barcelonën, katalanasit gati të rrëmbejnë sulmuesin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 18:46

Grizman dhe Dembele po zhgënjejnë Barcelonën, katalanasit gati të rrëmbejnë sulmuesin e Premier Ligës

Antuan Grizman dhe Osman Dembele po tregojnë çdo ndeshje e më shumë që nuk arrijnë të mbajnë në shpatullat e tyre peshën e sulmit, kur Mesi dhe Suarez nuk janë prezentë në fushë.

grizman

Vitet po kalojnë për dy yjet e Barçës dhe nevoja për lider do jetë një domosdoshmëri për katalanasit. Duke parë që dy francezët, nuk po bëjnë atë që pritet, katalanasit janë hedhur në sulm për të siguruar yllin e Arsenalit, gabonezin Pier-Emerik Aubamejang.

“La Sexta”, raporton se nëse Arsenali nuk do të zërë vendin e katërt në kampionat, që të çon në Ligën e Kampionëve, sulmuesi ka prirjen të largohet dhe Barcelona është gati ta rrëmbejë, duke i ofruar Arsenalit shifrën që dëshiron.

Auba

Aubamejang tregon tashmë se është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, duke kaluar në një top-klub si Barcelona.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"