Goli i parë në Superiore, Selmani: Nuk e pashë babain që u fut në fushë, ju tregoj kush është mbrojtësi më i mirë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 19:34

Goli i parë në Superiore, Selmani: Nuk e pashë babain që u fut në fushë, ju tregoj kush është mbrojtësi më i mirë në Superiore

Adolf Selmani shënoi golin e parë në Superiore, në triumfin e sotëm ndaj Kukësit me rezultatin 2-0. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas goli”, 19-vjeçari, i cili është edhe vëllai i portierit Gentian Selmani u shpreh:

bandicam 2020-06-20 19-29-27-311

“Jam shumë i kënaqur për golin e parë në Superiore. U mundova të jepja më të mirën dhe t’i shfrytëzoja këto goditjet standarte. Nuk e pashë fare që babai u fut në fushë për të festuar. Më thanë çunat.

Vëllai im ka punuar shumë. Shpresoj dhe unë të punoj shumë. Për momentin jam i fokusuar te Laçi, për të arritur objektivat. Ishalla me punë të arrij sa më lart.

Kemi edhe një vëlla tjetër, por është te ekipi i U-19 të Laçit. Stërvitet me ekipin e parë. Ignjatoviç është një nga qëndërmbrojtësit më të mirë në Superiore. Më mbështet shumë, bashkë me Turkajn dhe Fangajn. Mundohemi të bëjmë një linjë shumë të fortë. Shpresoj t’ia shpërblejmë edhe klubit”, u shpreh Selmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"