Goleadorët Treni dhe Mandela marrin Luzin për dore, mbijetesa mision i mundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 19:09

Goleadorët Treni dhe Mandela marrin Luzin për dore, mbijetesa mision i mundur

Për Luzin 2008 duket se ka nisur një “tjetër” kampionat. Në vetëm katër javë ata kanë grumbulluar plot nëntë pikë, pasi kanë mundur me radhë Burrelin, Bylisin dhe së fundi Tomorin në Berat. Tashmë Luzi 2008 ka zhytur poshtë vetes edhe Besën, që pësoi humbjen e katërt radhazi.

LUZI MANDELA

Te Luzi dy janë futbollistët, që me sa duket kanë marrë “për dore” ekipin këto javë. Itodo Mandela dhe Patrik Treni janë rikthyer në formën e tyre të shkëlqyer. I fundit nuk lë takim pa vendosur emrin në listën e golashënuesve. Kështu bëri edhe ndaj Burrelit, Bylisit e së fundmi edhe në Berat. Nuk mbetet pas edhe Mandela që “agjëroi” me Bylisin, por shpejt u kthye te goli ndaj Tomorit.

Kur kanë mbetur edhe tetë javë nga ky kampionat, duket se Luzi 2008 nuk e ka ndërmend të dorëzohet aq lehtë dhe nuk do të përbënte aspak çudi, që Luzi 2008 të ngjitej fuqishëm në klasifikim. Sfida e radhës do të jetë më intriguesja për Luzin 2008, teksa do të masë forcat me Besën.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"