Rekordi i Ançelotit, tekniku italian nuk njeh humbje ndaj Bajern Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 19:04

Rekordi i Ançelotit, tekniku italian nuk njeh humbje ndaj Bajern Mynihut

Ançeloti nuk njeh humbje ndaj Bajernit Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti e zgjeroi dinamikën e tij të rezultateve pozitive në “Allianz Arena” kundër Bajernit të Mynihut me barazimin 2-2 të martën në mbrëmje.

anceloti

Ançeloti nuk ka humbur kurrë në karrierën e tij ndaj Bajernit, ku në 9 takime numëron gjashtë fitore dhe tre barazime. Ky i fundit erdhi në ditën kur italiani u bë trajneri i dytë në historinë e Realit të Madridit me më shumë ndeshje në Champions League.

Karleto, trajneri më i suksesshëm në këtë kompeticionin, me 4 trofe mes Milanit dhe Realit të Madridit vazhdon të forcojë legjendën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"