Gol dhe asist ndeshjen e djeshme, Uzuni pjesë e formacionit të javës në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 17:44

Gol dhe asist ndeshjen e djeshme, Uzuni pjesë e formacionit të javës në Kroaci

Ditën e djeshme skuadra e Lokomotivës së Zagrebit arriti të merrte një fitore të merituar përballë skuadrës së Hajduk Split. Në këtë ndeshje ka qenë protagonist edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

Myrto Uzuni

Lojtari që u transferua nga skuadra e Laçit në Kroaci shënoi golin e dytë për ekipin e tij, ndërsa ishte dhe protagonist te goli i parë duke dhënë asist për shokun e tij të skuadrës. Por paraqitja e shkëlqyer e futbollistit nuk ka mbetur pa u shpërblyer, pasi ai në fund të sfidës u shpall lojtari i ndeshjes. Kështu ai është bërë pjesë edhe e 11 lojtarëve më të mirë të javës.

44639285_2061355494177427_4160122172062302208_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"