Gjurmë qëndrimi për Leaon, portugezi fton yllin e Bundesligës te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 12:35

Gjurmë qëndrimi për Leaon, portugezi fton yllin e Bundesligës te Milani

Me Milanin të përqendruar në muajin prill, që do të thotë shumë për gjykimin përfundimtar të sezonit, në rrjetet sociale tifozët kuqezi kanë filluar të imagjinojnë negociata të mëdha merkatoje dhe mes tyre ka një të veçantë.

leao soboslai

Në profilin e “Instagramit” të mesfushorit të Laipcigut, Dominik Szoboszlai, në fakt mes komenteve të ndryshme ishte i pranishëm edhe një nga Rafael Leao.

Sulmuesi i Milanit ka shkruar dy të tillë. I pari me një “Love It” të thjeshtë për të komplimentuar videon dhe cilësinë e hungarezit, dhe i dyti, po aq sintetik sa i pari, por i qartë dhe i drejtpërdrejtë, që lexon “Eja te Milani”.

Kjo i ka entuziazmuar tifozët e shumtë, të cilët e kanë deshifruar si një sinjal tjetër për qëndrimin e Leaos te Milani pasi bisedimet e tij kanë nisur që në nëntor të vitit të kaluar e nuk janë finalizuar ende me një vendim përfundimtar të palëve të përfshira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"