Gjoza: Të ndryshojë urgjent vendimi për shpërblimet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2014 | 22:30

Gjoza: Të ndryshojë urgjent vendimi për shpërblimet!

Gjoza ElezNdonëse i entuziazmuar për katër medaljet e fituara në total Daniel Godelli dhe Romela Begaj me tri të artat dhe një të argjendtë, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, në një komunikim për “Panorama Sport” vuri theksin te vendimi i Këshillit të Ministrave. Deri tani nga buxheti i shtetit janë shpërblyer vetëm sportistët e dygarëshit (pra vendi 1-5 në rastin e botërorit), ndërsa medaljet në stilet respektive nuk janë trajtuar financiarisht. Por kjo ka hasur edhe kundërshtimin e peshëngritësve, jo pak herë të ngritur në protesta. Presidenti Gjoza ka kërkuar me çdo kusht rishikim të këtij vendimi. “Realisht, vendimi i Qeverisë është vendim qeverie. Por nuk është e drejtë që të shpallesh kampione bote sikurse rasti i Romela Begajt dhe me këtë VKM të mos shpërblehet. Sapo të vijmë në Shqipëri, federata do t’i propozojë ministrisë që ky vendim të ndryshojë duke i dhënë prioritet edhe medaljeve në stilet përkatëse. Përderisa Romela u ngjit në podium, patjetër që duhet vlerësuar me vlerë monetare. Duhen kthyer me çdo kusht sytë nga këta sportistë, pasi tani është koha dhe olimpiada po na troket”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"