Gjoka: Prej Bashkisë duan të luajnë me mik te Vllaznia, edhe pse nuk e meritojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 16:52

Gjoka: Prej Bashkisë duan të luajnë me mik te Vllaznia, edhe pse nuk e meritojnë

Trajneri i Vllaznisë, i ftuar në televizionin Star Plus, ka treguar për prapaskenat dhe sulmin që pati me thikë ditën e djeshme. Gjoka ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, e i janë gjendur pranë pas kësaj ngjarje.

gjokaaa

“Personi do ishte e ndershme te dilte haptaz por jam i bindur se donte teme frikesonte.Vllaznia ka probleme qe lidhen me ate qe duke qene bashkia pronare ka qe mendojne se mund te fusin femijet ne ekip dhe pse nuk e meritojne.Ka qe kane mundur ta bejne kete dhe kur ndrydhohen trajneret kerkojne aktivizimin e tyre dhe pse ato nuk i nevojiten ekipit.

Kjo sjell pakenaqesi e presione ndaj trajnerit por ne rast se dikush e meriton nuk ka trajner qe nuk e perfshin.Une jam I vendosur te shkojme perpara, nuk do largohem,dhe ekipi do reagoje pozitivisht.Kjo qe ka ndodhur nuk ka lidhje me Shkodren , me pjesen e shendoshe te saj,une e di se Shkodra e Vllaznia jane tjeter gje nga ajo qe ndodhi” ka deklaruar Gjoka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"