Gjeti golin e dytë me fanellën e Skënderbeut, talenti Rashica: Do të tregojmë që kemi më shumë potencial se kaq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 22:15

Gjeti golin e dytë me fanellën e Skënderbeut, talenti Rashica: Do të tregojmë që kemi më shumë potencial se kaq

Sulmuesi Ermir Rashica shënoi dje golin e dytë për këtë kampionat me fanellën e Skënderbeut. “Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi kishim disa javë që nuk merrnim dot rezultatin maksimal, edhe pse loja ka qenë shumë e mirë nga ana jonë.

Rashica Skenderbeu

Për fat, e zhbllokuam shpejt ndeshjen. Kështu, ishim më të qetë për të shfrytëzuar çdo rast që mund të na dilte. Kaluam në avantazh të dyfishtë, por e komplikuam disi. Mendoj se goli i tretë ishte ai që na riktheu qetësinë.

Jam i lumtur që shënova, pasi vjen në një moment delikat për ecurinë tonë. Kemi ende mundësi dhe jam i bindur se do të tregojmë që kemi më shumë potencial se kaq. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj Kukësit”, deklaroi Rashica pas ndeshjes për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"