Gjendet gjuha e përbashkët/ Klubi i Superiores, dritë jeshile për stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2022 | 21:20

Gjendet gjuha e përbashkët/ Klubi i Superiores, dritë jeshile për stadiumin

Lajme të mira në kampin shijakas, pasi mësohet se bashkia ka gjetur gjuhën e përbashkët me shoqatën, duke dhënë lejen për fillimin e rikonstruksionit të stadiumit “Tofik Jashari”.

tofik-jashari-erzeni-shijak

Ky impiant aktualisht nuk i plotëson kriteret që Erzeni të luajë ndeshje në Kategorinë Superiore, prandaj dhe aktualisht po i zhvillon në Durrës. Tashmë është hapur drita jeshile për të nisur një investim në ato gjëra që kërkohen nga FSHF-ja, në mënyrë që ekipi i Erzenit t’i zhvillojë në një të ardhme të afërt ndeshjet pritëse në stadiumin e tij. Kjo do të rriste të ardhurat në arkat e klubit dhe do t’u mundësonte tifozëve Shijakas të ishin më pranë ekipit, duke u paraqitur edhe më të shumtë në numër. Duke shpresuar që stadiumi do të jetë gati sa më shpejt, stafi dhe ekipi momentalisht po zhvillojnë aty seancat stërvitore për dy ndeshjet e kësaj jave.

Fillimisht për atë të Kupës, që zhvillohet nesër në orën 14:00 në Shijak kundër Turbinës dhe atë të kampionatit që luhet të shtunën në orën 15:00 në Durrës kundër Kukësit. Me rikthimin e Ardit Peposhit nga dëmtimi tashme shijakasit janë të plotë për këto dy sfida, ku pritet kualifikimi në Kupë dhe pikët e radhës në kampionat. Nesër ndaj cërrikasve gjasat janë të ketë rrotacion në formacion, në një kohë që ndeshjen e parë Erzeni e fitoi 2-1.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"