Gega: Kam një listë për merkaton, nuk kemi presion për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 20:01

Gega: Kam një listë për merkaton, nuk kemi presion për…

Skënder Gega ka dal përpara medias ditën e sotme në kuadër të takimit të ditës së premte përballë Skënderbeut. Trajneri gjithashtu ka sqaruar edhe negociatat e merkatos  apo mundësi për afrime të tjera. Gjithashtu tekniku ka shpalosur edhe objektivat e “demave” për këtë sezon.

mehmeti gega

Ndeshja e parë e kampionatit kundër Skënderbeut…

Është testi i parë i vërtetë për ne. Skënderbeu është ndoshta ekipi më i fortë i pesëvjeçarit të fundit, megjithatë nuk kemi trysni të madhe. Ne jemi të përgatitur sepse kemi bërë fazë përgatitore, turne në Durrës dhe ndeshjet e UEFA-s. Kjo sfidë erdhi në momenti më të mirë.

Si është Skënderbeu në krahasim me vitet e tjera?

Bazën e ekipit e ka, pavarësisht nga lëvizjet që janë bërë. Ka lojtarë që mund të bëjnë diferëncën. Ne duhet ta respektojmë për historinë që ka bërë dhe për momentin. Megjithatë, duhet të mesojmë të respektojmë veten tonë dhe ta dimë për çfarë shkojmë. Unë mendoj se jemi gati.

Si është gjëndja e ekipit pas pjesëmarrjes në turneun e Durrësit ?

Kjo ishte objektivi, ta shikonim skuadrën në 2 ndeshje nga 45 minuta, edhe pse ishin dy ekipe të ndryshme. Në ndeshjen me Teutën e e arritën atë që kishim punuar dhe të premten do të japim maksimumin që të shfaqim atë për të cilën jemi përgatitur.

Kush është ekipi më i fortë mes jush dhe Skënderbeut ?

Jam jashtëzakonisht i kënaqur me grupin që kam. Jemi përgatitur për çdo gjë sipas ideve. Urojmë që të shkojë mirë.

Gega

Një parashikim për ndeshjen…

Unë nuk parashikoj, futbolli i ka të 3 rezultatet. Ne do të mundohemi për maksimumin sepse pretendimet tona dihen dhe janë shumë të larta. Kam dëshirë ta filloj me një sukses, edhe ekipi po ashtu.

Keni gjë që ju shqetëson përpara kësaj sfide?

Shqetësimet do të fillojnë kur të nis loja. Tani nuk kam asgjë. Ditët e para kisha shqetësime me mentalitetin dhe frymën që dëshironim të përcillnin. Tashmë jam i kënaqur sepse pjesa më e madhe e ekipit është gati. Uroj që punën që kemi bërë në stërvitje ta shfaqim edhe në fushë.

Plani i lojës ?

Nuk mund ta them sot se si do të zbresim në fushë. Do të shoh seancën e fundit dhe do të vendos. Do të mundohemi të dalim me një ndeshje të fortë dhe të kompletuar.

Së fundmi skuadrës i është shtuar edhe një futbollist korean…

Kishte ditë që punohej për të dhe ai është afruar sot. Është futbollist i ekipit kombëtar nga Koreja e Veriut dhe është risi që një i tillë ndodhet në Shqipëri. CV e ka mjaft të mirë. Nga informacionet që kemi ka zhvilluar një sezon të mirë vitin e fundit në Bosnje. Sot për sot nuk mund të jap asnjë lloj përfundimi. Do të mundohemi të jemi të kujdsesshëm në vlerësim deri në 31.

Sa ndryshon ky Partizan me atë të vitit të kaluar? A e keni titullin objektiv?

Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Vjet është bërë shumë merkato. Janë afruar emra të mëdhenj. Besoj se nga vjet zhurma është më e vogël, puna po bëhet mirë dhe unë jam i kënaqur me këtë grup. Nuk është se kemi presion nga drejtuesit për të dalë kampion. Objektivat vijnë duke u konsoliduar sepse kampionati është i gjatë. Mosmarrja e titullit për shumë vite nuk është presion por dëshirë. Nëse ne nuk punojmë që të marrim maksimumin, atëherë mbetet vetëm dëshirë. E kemi potencialin dhe lojtarët janë të bindur dhe të ndërgjejshëm për çfarë kanë ardhur dhe çfarë qëllimesh duhet të arrijmë.

gega ibrahimi

Si po shkojnë bisedimet për afrimin e Valon Ahmedit?

E kam pasur kur drejtoja shpresat. Ai është djalë i mirë me të dhëna të mira. Mësova se ka dëshirë të vij, por ka shumë faktorë dhe arsye që një lojtarë të afrohet. Ky është një koordinim mes klubit dhe lojtarit. Për të mund të jap mendim nëse vjen, sepse e njoh mirë dhe do të ishte një plus për ekipin.

A është ekipi gati për sezonin ?

Pasnesër është testi i parë i vërtetë. Me këta futbollistë që kam në dispozicion mendoj se shkojmë larg, sepse stërviten mirë. Ishim me fat që nuk patëm dëmtime. Po mundohemi të ingranojmë edhe Hebajn e Mensah sepse pjesa tjetër është bashkë prej kohës.

A prisni të tjerë në merkato?

Deri në 31 do të presim. Ka një listë që unë jam kam propozuar klubit. Shumë prej tyre kanë ndryshuar në momentin e fundit, për arsye të tyre, ndoshta për paga. Po punohet por nuk mund të them gjë. Janë disa pika që po ti ketë ekipi, përforcohet. Nuk është se nuk jam i kënaqur me këta që kam por një numër më i madh lojtarësh e përballon më mirë kampionatin e gjatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"